Një nga emrat brenda opozitës si kandidat për Tiranën, Ermal Hasimja: Kur të marr propozimin zyrtar do…

Ermal Hasimja është një nga emrat që është hedhur në tryezën e negociatorëve të PD me opozitën, si kandidat potencial për garën në bashkinë e Tiranës, që do të përballet me Ogerta Manastirliun. 

Pas propozimit të emrit të tij, mes Florian Hackaj dhe Edlira Cepani, Hasimja ka reaguar publikisht duke thënë se ndihet i vlerësuar që emri i tij është propozuar, por se vetëm pasi të marrë propozim zyrtar do të mendohet nëse do ta pranojë apo jo këtë garë. 

“Ndihem padyshim i vlerësuar që emri im është propozuar në listën e kandidatëve potencialë të opozitës për Tiranën dhe falenderoj ata që e kanë propozuar apo mbështetur idenë. Kur të marr (nëse marr) një propozim zyrtar do të mund të mendohem dhe të marr një vendim. 

Më vjen mirë gjithashtu që dy emrat e tjerë në listë, Florian Hackaj dhe Edlira Cepani janë njerëz qe i vlerësoj maksimalisht dhe që do te ishin kandidatë të shkëlqyer për opozitën”, shprehet ai. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT