Briken Calja i shkëlqyer, vendi i parë dhe medalje e artë në stilin e shkëputjes (VIDEO)

Nga pesë sportistë me të cilët do të përfaqësohet Shqipëria në këtë kompeticion, i pari që do të konkurojë është Briken Calja, në peshën 73 kilogramë.

LIVE

3- Ndërkohë, në provën e tretë, Calja e kishte siguruar vendin e parë, pasi dy rivalët, bullgari Bozhidar dhe bjellorusi Likharad nuk ia dolën të ngrinin 157 kilogramë. Ai provoi 160 kilogramë, por nuk ia doli. Gjithsesi, mori vendin e parë dhe medaljen e artë në stilin e shkëputjes. Me këtë rezultat Calja përmirëson me 3 kg rezultatin e arritur në para 5 muajsh në Botëror. Tashmë, pritet stili i shtytjes.

2- Në provën e dytë në shkëputje, shtanga shënoi 156 kilogramë, dhe Briken Calja e ngriti sërish, duke dalë sërish në vendin e parë.

1- Në stilin e shkëputjes, Calja e nisi me 152 kiligoramë, dhe prova e parë ishte e rregullt, duke marrë kryesimin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT