Varrezat greke, mediat italiane dyshojnë për manipulim me eshtrat
Mediat italiane flasin për një kapitulli të ri dhe historik në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës, pas kontradiktave mes tyre.‘Il Picolo’ shkruan se ushtarët mendohet të kenë rënë 70 vjet më parë në luftën 1940-1941 dhe ato do të kenë një varr të denjë, gjë që sjell edhe një afrim në marrëdhëniet mes dy vendeve.“Ushtarët e rënë në betejat me Italinë janë gati 8 mijë. Të braktisur ose të varrosur në varre të improvizuara pas vdekjes, ata ende mbeten të shpërndara në fusha dhe male në pjesën jugore të Shqipërisë. Tashmë jo më për shumë kohë, për fat të mirë të Athinës. Ministria e Punëve të Jashtme kryesuar nga Nikos Kotzias ka bërë të ditur në një deklaratë në fillim të gërmimeve në tokën shqiptare se janë gjetur trupat, e të “rënëve në Luftën e Dytë Botërore”, shkruan media italiane.Nga gërmimet e deritanishme në Dragot të Tepelenës janë gjetur eshtrat e 6 ushtarëve, që thuhet se janë grekë, megjithëse janë krijuar polemika që në ditët e para, pasi historianë mendojnë se mund të jenë edhe italianë.Ndër historianët, të cilët ka kundërshtuar së tepërmi është edhe Beqir Meta.“Unë jam kritik, së pari sepse ushtria greke hyri në nëntor-dhjetor 1941 në Shqipëri për të aneksuar këtë territor”, shprehet historiani, i cituar nga media italiane./ZgjohuShqiptar.info