Serbët shpresojnë të mos takohen kurrë me Kosovën

Derisa Kombëtarja e Kosovës secilën herë po rritet dhe po bëhet e respektuar në arenën ndërkombëtare, serbët vazhdojnë të mos pajtohen me realitetin. Ata shpresojnë që Serbia të mos e takojë asnjëherë Kosovën, e cila nuk ka humbur qe 12 ndeshje

Legjenda e Crvena Zvezdës dhe e Serbisë, Dusan Savic e ka komentuar përballjen eventuale në të ardhmen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në futboll.

Loading...

Ish-futbollisti i njohur serb insiston se një ballafaqim i tillë nuk do të ndodhë, ndërkohë që ka shtuar se Kosova madje nuk duhet të lejohet të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare në asnjë sport, pasi ai e konsideron atë ende si pjesë të Serbisë.

“Ju e njihni opinionin tim kur është fjalë për një vend që nuk e njoh dhe që është një territor i krijuar në territorin që i përket Serbisë. Është idioteske që ua kemi lejuar atyre të zhvillojnë ndeshje të niveleve të larta në disa sporte tjera, pa e marrë faktin nëse luajnë me apo pa flamur, kjo është e papranueshme”, ka thënë Savic për Telegrafin serb në versionin e tij online.

“Nuk mendoj se kjo përballje mund të ndodhë në futboll. Nëse kjo do të ndodhte, me të vërtetë do të thoshte se ne kemi rënë në shkallën më të ulët. Nuk mendoj se kjo mund të ndodh”, vazhdoi Savic.

Mediat serbe po ashtu kanë shkruar rreth mundësisë që ndeshja ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, të cilën ato e konsiderojnë si historike, mund të zhvillohet pa praninë e shikuesve në Podgoricë më 7 qershor.

Loading...
Back to top button