Prodhuesit: Shqiptarë blini bukë të paprerë, shmangni mikrobet
Shoqata e Prodhuesve të Bukës rekomandon që buka të mos shitet më e prerë në feta, por të shitet si një e plotë.
Kreu i kësaj shoqate, Avni Nela, thotë për Top Channel se buka kur del nga furra krijon një kore të vetën, e cila nuk lejon që të hyjnë mikrobe.
“Në qoftë se ne do ta presim, do të hyjnë shumë mikrobe brenda”, shprehet ai.
Nela vijon të thotë se ndonëse klienti kur vjen në furrën e bukës kërkon një bukë të ngrohtë, ai duhet të marrë parasysh se buka duhet të rrijë mbi 4-5 orë që të kullojë./ZgjohuShqiptar.info