Gazetari holandez ‘thumbon’ Serbinë: Tani e kuptoj se pse keni lobuar kundër Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është duke kaluar nëpër momente mbresëlënëse kohëve të fundit.

“Dardanët” e mbyllën vitin 2018 pa humbje, kurse në dy ndeshjet e para të vitit 2019, regjistruan dy barazime në po aq ndeshje të zhvilluara.

Loading...

Saktësisht, në 12 ndeshjet e fundit, Kosova ka regjistruar tetë fitore dhe katër barazime.

I mahnitur me ecurinë e Kosovës është shprehur edhe gazetari i Holandës, Stefan Van Dijk, i cili më pas e ka thumbuar edhe shtetin e Serbisë.

Pas ndeshjes, ai publikoi ecurinë fantastike të Kosovës në 12 ndeshje pa humbje, duke e përshkruar këtë kështu:

“Tani e kuptoj se pse Serbia ka lobuar për vite kundër Kosovës në UEFA”. /Zëri/

Loading...
Back to top button