Vuçiq: Kompromis me shqiptarët, ose do të pësojmë tragjedinë më të rëndë
‘Është e vërtetë që Kosova nuk është e gjitha shqiptare, por është e vërtetë gjithashtu se jo gjithçka në Kosovë është e Serbisë”, ka thënë Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se do të jetë tragjike për Serbinë, nëse nuk do të arrihet një kompromis sa i përket çështjes së Republikës së Kosovës.
Nuk ka zgjidhje tjetër për Kosovën, përveç se të arrijmë një marrëveshje, e cila do të pranohet nga serbët dhe shqiptarët, sepse ajo sjell paqe, tha presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq për portalin “Espresso” dhe theksoi se “përndryshe nuk ka paqe”.
‘Është e vërtetë që Kosova nuk është e gjitha shqiptare, por është e vërtetë gjithashtu se jo gjithçka në Kosovë është e Serbisë”, ka thënë Vuçiq.
“Nuk ka paqe përndryshe, kuptojeni këtë. Kuptojeni dhe silluni me përgjegjësi të gjithë dhe kuptoni se kjo është e vetmja gjë që është e mundur. Nëse nuk kemi një marrëveshje, shqiptarët do të jenë edhe më të shqetësuar”, tha Vuçiq.
“Ata që nuk kuptojnë, një gjë e tillë do ta sillte Serbinë në tragjedinë më të madhe, dhe në një humbje më të madhe që ka përjetuar ndonjëherë”, ka shtuar kreu i shtetit serb.
“Nëse njerëzit nuk e kuptojnë, dhe e shoh se nuk e kuptojnë, unë nuk e kam problem. Por ta drejtoj të ardhmen e politikës së Serbisë drejt një tragjedie, nuk do të lejoj”, ka thënë ndër të tjera Aleksander Vuçiq./ZgjohuShqiptar.info