”Si qytetar, bashkëshort e prind”, Basha i bashkohet Metës në protestë: E kam për detyrë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të dalin nesër në orën 17:00 në manifestimin e organizuar nga Presidenti Meta në mbrojte të Kushtetutës.

Kryeopozitari, teksa konfirmon pjesëmarrjen e tij, thotë se e konsideron detyrë për të dalë bashkë me bashkëqytetarët në bulevard. PD ka konfirmuar se do të jetë prezente bashkë me simpatizantët e saj në manifestimin e Metës duke organizuar edhe strukturat përkatëse të rretheve prej disa ditësh.

STATUSI I LULZIM BASHËS

Si qytetar i vendit tim, si bashkëshort dhe si prind, është detyra ime të mblidhem së bashku me bashkëqytetarët e mi në mbrojtje të kushtetutës! Mirutakofshim nesër në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT