Media greke: Greqia duhet ta ketë kufirin deri me Serbinë

Para disa ditësh, gazeta greke Eleftherios boton shkrimin me titull “Greqia duhet te këtë kufi me Serbinë”. Kjo do të thotë ndryshe që Maqedonia duhet të ndahet midis Shqipërisë, Greqisë, Serbisë dhe Bullgarisë.Kjo gazetë konsiderohet të jetë e afërt me Kishën Ortodokse Greke dhe disa nga partitë ekstremiste të krahut të djathtë në vend. Gjithashtu në këtë shkrim jepet një hartë për “ndarjen” e Maqedonisë. Natyrisht, sipas kësaj ndarjeje pjesa më e madhe e shtetit aktual të Maqedonisë i kalon Greqisë. Bullgaria ka një copë ku bën pjesë Strumica.Po ashtu edhe Serbia merr një pjesë të Maqedonisë së sotme. Në mediat maqedonase, publikimi i këtij artikull të gazetës greke është konsideruar si një “provokim serioz për paqen në Ballkan”./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT