“Luftë e fortë fizike dhe psikologjike”/ Një tjetër pacient shërohet nga koronavirusi, ja mesazhi i tij (VIDEO)

Një tjetër pacient ka lënë sot spitalin e Infektivit pasi është shëruar plotësisht nga Koronavirusi.

Nëpërmjet një video mesazhi ai ka falenderuar të gjithë mjekët dhe personelin për shërbimin që kanë bërë ndaj tij.

Vladimiri, siç e thotë dhe vetë emrin në videon e shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se beteja ndaj COVID-19 ishte luftë e fortë fizike dhe psikologjike por ja ka dalë mbanë falë personelit shëndetësor dhe përkujdesit të tyre ku gjen rastin edhe t’i falenderojë.

“Edhe një tjetër pacient ka dalë sot i shëruar nga spitali infektiv🙏🏼

Mirënjohëse deri në përulësinë për punën dhe sakrificën e pashoqe të prof. Najada Çomos dhe të gjithë ekipit të mjekëve, infermierëve, imazheristëve, sanitareve që po luftojnë me armikun e padukshëm #COVID-19 në shërbim të pacientëve🙏🏼
#KrenarePërMjekët”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT