Valle popullore shqiptare në bashkinë e New York, të rinjtë dhurojnë emocione pa fund (VIDEO)

Nëse ka një gjë me të cilën me tërë mend mund të krenohemi janë vallet shqiptare popullore, të cilat zënë një vend të rëndësishëm në folklorin koreografik.Vallet popullore luhen kudo ku ka gëzim të çfarëdolloji dhe janë vlerë jo-materialiste.
Këtë herë, të rinj pjesë e ansamblit “Rozafati” të veshur me kostumet popullore të Tropojës, Pukës dhe Mirditës kanë kërcyer valle popullore në ambientet e Bashkisë së Nju Jorkut.
Video është shpërndarë nga “VOA” dhe shkruhet:
Në Bashkinë e Nju Jorkut ansambli “Rozafati” luajti të martën mbrëma valle popullore shqiptare, me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Kostumet, muzika dhe lëvizjet elegante sollën emocione të bukura në këtë aktivitet të pazakontë organizuar me ndihmën e disa anëtarëve të Këshillit Bashkiak. A e dini se si quhet kjo valle?”
Po ju lëmë të shijoni videon dhe mos harroni të jepni mendimin tuaj me një koment./ZgjohuShqiptar.infoNA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT