Nga Tonin Vocaj tek Pëllumb Seferi, ja kush janë 9 kandidatët që aplikojnë për të qenë Drejtor i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Sot është dita e fundit e aplikimit për garën e postit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas largimit rreth 10 ditë më parë të Ilir Prodës nga ky post.
Mësohet se deri më tani kanë aplikuar për “kryepolic” 9 kandidatë. Bëhet fjalë për drejtorin e Policisë së Vlorës, Elidon Çela dhe drejtori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në DPPSH, Pëllumb Seferi. Ky i fundit ka një karrierë prej 28 vitesh në Policinë e Shtetit.
Po ashtu ka aplikuar edhe Policisë së Fierit, Skënder Hitaj, Afrim Tafa i Durrësit, drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati dhe ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.
Po ashtu edhe Lenc Panganika dhe Idajet Faskaj kanë dorëzuar aplikimin dhe janë futur në garë për kreun e Policisë.
9 kandididarët që kanë aplikuar deri më tani:
1. Afrim Tafa
2. Elidon Çela
3. Gentian Shehaj
4. Idajet Faskaj
5. Lenc Panganika
6. Pëllumb Seferi
7. Skender Hitaj
8. Tonin Vocaj
9. Neritan Nallbati
Pas përfundimit të aplikimeve, Ministria e Brendshme do të publikojë në faqen zyrtare emrat e kandidatëve, ku brenda 10 ditëve, një Komision i Posaçëm i përbërë nga 3 persona, me kryetar një zëvendësministër i Brendshëm, dhe 2 anëtarët, sekretari i përgjithshëm i këtij dikasteri dhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, kryen vlerësim paraprak për verifikimin e kushteve ligjore.
Më pas emri i propozohet Ministrit të Brendshëm, i cili më pas ia delegon Kryeministrit për aprovim.