Gastronomia, fusha ku shqiptarët janë histori e suksesit

Një storie e suksesit në fushën e gastronomisë, është edhe ai për Abaz Krasniqin dhe Fatos Gashin. Përndryshe Abazi që nga viti 1994 jeton dhe punon në Gjermani dhe që nga fillimi është marrë me gastronomiSe shqiptarët kudo në botë janë shumë të suksesshëm dhe atë në fusha nga më të ndryshmet, është një fakt i pamohueshëm. Dhe në këtë drejtim nuk mungon as suksesi në fushën e gastronomisë. Kudo në kryeqendrat dhe qytetet në mbarë botën, është e pamundur të mos ketë restorante nga më të ndryshmet, përfshirë edhe ato luksoze, të cilat janë krijuar dhe hapur nga shqiptarët.ImageDhe në këto restorante përveç ushqimeve ndërkombëtare, nuk mungojnë as ushqimet tradicionale shqiptare, pasi nuk mund të harrohet origjina prej nga vijnë. Një storie e suksesit në fushën e gastronomisë, është edhe ai për Abaz Krasniqin dhe Fatos Gashin.ImagePërndryshe Abazi që nga viti 1994 jeton dhe punon në Gjermani dhe që nga fillimi është marrë me gastronomi. Ai për 20 vite ka punuar tek vëllai i tij, ndërsa së fundmi ka vendosur të hap restorantet e tij së bashku me Fatosin.ImageNë të vërtetë, dyshja në pronësi ka dy restorante, njërin në Sindelfingen të Shtutgardit, ndërsa tjetri në Freudenstadt të Shwarzwald. Restoranti i cili gjendet në Sindelfingen quhet “Ristorante Zum Rad”, ndërsa ai në Shwarzwald quhet “La Dolce Vita”.ImageRestorante me nivel të lartë të shërbimit dhe ushqimitAjo që i dallon këto restorante, është niveli i lartë i shërbimit, respektivisht kanë një ekip të mirë të kuzhinierëve dhe kamerierëve. Dhe mysafirët që frekuentojnë këto restorante, janë nga më të ndryshmit, përfshirë edhe nga elita më e lartë e shoqërisë. Dhe e gjithë kjo është si rezultat i shërbimit superior, menysë së begatshme dhe ushqimit cilësor dhe shumë kualitativ.Image“Ajo që i dallon restorantet tona, është shërbimi i nivelit të lartë, ushqimi nga kuzhina internacionale, por edhe tradicionale shqiptare. Dhe natyrisht se dallohet edhe mikpritja jonë, që është një traditë e jona e njohur si shqiptarë”, është shprehur Abazi.ImageOrganizime ku bëhet degustimi i verëraNjë e veçantë tjetër tek këto restorante, është edhe organizimi i ngjarjeve të ndryshme, përfshirë edhe ato ku bëhet degustimi i verërave. Ngjarje të tilla siç është degustimi i verërave, është diçka që vlerësohet shumë në Gjermani. “Tashmë e kemi bërë traditë që të organizojmë ngjarje të ndryshme në restorantet tona, përfshirë edhe ato ku bëhet degustimi i verërave. Këto ngjarje nxisin një interesim të madh dhe kemi pjesëmarrje të madhe, pasi është diçka që vlerësohet shumë në Gjermani”, është shprehur z.Krasniqi.ImageSollën përvojën edhe nga Nju JorkuNjë fakt interesant është se Fatosi për 12 vite ka punuar në njërin prej restoranteve më luksoze në Nju Jork, “Steakhouse”. Ai për shërbimet e tij ishte prezantuar edhe në gazetën e famshme “New York Times”.ImageImageDhe përvojën të cilën ai e ka krijuar në Nju Jork, e ka sjellë edhe në restorantet në Gjermani. Dhe biznesi i tyre po zhvillohet dita-ditës dhe po bëhet i njohur jo vetëm në rrethin ku punojnë, por edhe në të gjitha pjesët e Gjermanisë, pasi mysafirët vijnë edhe me qindra kilometra larg për të shijuar ushqimet dhe verërat që ofrohen në këto restorante./ZgjohuShqiptar.info
ImageImage

Back to top button
LAJMET E FUNDIT