Zbulohet libri skandaloz i Panajot Barkës. I quan shqiptarët ardhacakë dhe racë e përzier me arabët
Historiani Arben Llalla ka publikuar kopertinën e librit të pedagogut të greqishtes në Universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës, Panajot Barka. Sipas historianit, libri i shkruajtur në greqisht nxit urrjejtje etnike dhe fetare mes grekëve dhe shqiptarëve, ndërsa hidhen hije dyshimi mbi identitetin e shqiptarëve.
Gjithashtu, në libër hidhen dyshime edhe mbi origjinën e Skënderbeut dhe flamurit kombëtar të shqiptarëve. Historiani shkruan se Panajot Barka tenton të mohojë çdo gjë të shqiptarëve deri në akuzë se shqiptarët janë ardhacakë, racë e përzier me arabët që kanë ardhur në Ballkan nga osmanët.
“Ky është libri i autorit grekofon Panajot Barka i cili nxit urrejtje etnike dhe fetare midis grekëve dhe shqiptarëve. Autori grekofon Barka tenton të hedhë hije dyshimi mbi identitetin e shqiptarëve, origjinën e tyre si racë e përzier me arabët si dhe dyshime mbi origjinën e Skënderbeut dhe flamurit kombëtar të shqiptarëve.
Kopertina e librit të Panajot Barkës në greqisht