Sot, 94-vjetori i lindjes i të madhit Kadri Roshi, ja pengjet e aktorit (VIDEO)

Sot eshte 94-vjetori i lindjes së aktorit Kadri Roshi. Ministria e Kultures ne perkujtim te artistit te madh shkruan: “Artisti i Popullit”, Ezopi shqiptar, apo “Patriarku i fjalës së kënduar shqipe” si e ka cilësuar poeti Dritëro Agolli- Fjala në gojën e tij sjell tingullin e zileve të këmboreve të Malit të Nemërçkës, Malit të Gjerë, të kengës polifonike, apo rrjedhës se lumenjve.Jo vetëm aktor brilant, por edhe një njohës i shkëlqyer i historisë, politikës, gjeografisë, apo ekonomisë botërore. Këto njohuri i konsideronte të domosdoshme në interpretimin e roleve të veta. Pasionant i duhanit dhe peshkimit. Besonte se për të qenë i suksesshëm duhej më shumë punë dhe pak talent. U nda nga jeta me dëshirën dhe ëndrrën per te jetuar me skenën. “Të gjitha rolet që nuk i kam luajtur i kam pengje. Kështu e ka jeta e aktorit”. Jetoi me skenën dhe kinemanë dhe na solli një portret që mbeti i dashur në celuloid, me qindra role dhe personazhe duke na dhuruar Artin e bukur të fjalës. Dhe mbeti i dashuruar me vendin e tij: “Unë jam shqiptar. Jam aktor shqiptar nga koka tek këmbët, nga këmbët tek koka dhe për këtë krenohem”./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT