Agjencia shtetërore serbe e lajmeve “njeh” Kosovën si shtet (Foto)

Mediat serbe kanë raportuar gjerë e gjatë për vizitën e kryeministrit malazez, Dushko Markoviq në K
osovë.
Edhe për takimin e djeshëm me kryeministrin Ramush Haradinaj, por edhe sot për takimet me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, mediat serbe e kanë njoftuar opinionin atje me lajme në kohë reale për vizitën e Markoviqit.
Ajo që bie në sy nga raportimi i Tanjugut, agjencisë shtetërore serbe të lajmeve, është raportimi për takimin e Markoviqit me presidentin Thaçi. Zakonisht, Tanjug furnizon me lajme të gjitha mediat serbe si në Serbi ashtu edhe në rajon.
Për herë të parë Tanjugu i është referuar presidentit Thaçi si presidenti i Republikës së Kosovës, pasi që dihet se kjo agjenci përcjellë politikën shtetërore serbe dhe Kosovës në shumicën e rasteve i referohet si “Kosova dhe Metohija”, term ky me të cilin është shërbyer Millosheviqi e tash edhe politikanët tjerë serbë.
“Dushko Markoviq me presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi”, është mbishkrimi në fotografinë e postuar në Tanjug, gjë që nuk ka ndodhur edhe me fotografinë e Markoviqit me Kadri Veselin.
Sido që të jetë, ky është një hap pozitiv i Tanjugut në raport me “njohjen” e Kosovës si shtet./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT