Na pushtuan për 500 vite por sot gjuha shqipe u njoh si gjuhë zyrtare në Turqi

Përkrah kurseve intensive të pavarura të shqipes, mësimdhënia e gjuhës shqipe si lëndë me zgjedhje në shkollat 8-vjeçare në Turqi, u konsiderua sot si një arritje e rëndësishme nga Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, njofton ambasadori jone ne Turqi Genti Gazheli.
Duhet të kujtojmë se shqiptarët në Turqi deri dje nuk kishin të drejtë ta mësonin gjuhen shqipe as si gjuhë të huaj, e ndersa sot ajo është bërë gjuhë zyrtate në arsim ku njifet dhe mund të mësohet në shkollat 8 vjecare.

Në mesazhin drejtuar shqiptarëve me rastin e festave të fundvitit, Gazheli evidentoi të gjitha sfidat dhe arritjet gjatë vitit 2018.

“2018-a po mbledh rrezet e fundit dhe kjo ambasadë mendon se i ka përmbushur më së miri sfidat që u shfaqën. Sfidat tona në të shumtën e rasteve ishin dhe janë kurorëzim suksesesh. Viti që po lëmë, për nga ana e realizimit të objektivave, mund të thuhet se ka shumë pika për tu vënë në pah”, tha Gazheli.

Numri i individëve apo i bizneseve, që duan të vijnë në Turqi apo të shkojnë në Shqipëri, sipas ambasadorit, është gjithnjë në rritje.

“Natyrisht, marrëdhëniet strategjike me Turqinë janë të përsosura dhe ne vazhdojmë të punojmë për cilësi të lartë në këtë aspekt. Gjithsesi, krahas këtyre marrëdhënieve të mira politike, fusha ekonomike mbetet përparësi, ku duhet punuar më tepër për këtë qëllim. Në këtë pikë ndërhyrja e Turqisë është thelbësore”, tha Gazheli./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT