Lum patriotësh shqiptarë nisen drejt Gjirokastrës (VIDEO)
Pas thirrjes të Lëvizjes “Zgjohu Shqiptar” për protestë paqësore, u janë bashkuar veteranët e UÇK-së por dhe shoqata atdhetare si Forumi Djemtë e Gjinokastrës, Forumi Djemtë e Labërise, Shoqata At’dheu e shumë e shumë të tjera që janë nisur drejt Gjirokastrës në sheshin “Çerçiz Topulli”.
Dy autobuza janë nisur nga Tirana, një nga durrësi dhe një nga Fieri të cilat kanë qënë falas për cdo qytetar shqiptar që ti bashkohet protestës për të ngritur zerin ndaj padrejtësive dhe urrejtjes ndaj shqiptarëve. Por duhet theksuar se një pjesë e qytetarëve kanë qënë të organizuar edhe me makina personale që i janë bashkuar karvanit të makinave për të marshuar drejt Gjirokastrës.
Nën moton “Zgjohu Shqiptar! Koha për të mbrojtur dinjitetin tend”, protesta do të mbahet nga qytetarë të thjeshtë dhe pa ngjyrime politike. Qëllimi i kësaj proteste është që t’i ndalim vandalizmat ndaj shqiptarëve, por edhe të ndalohet fryma raciste ndaj kombit tonë apo edhe albanofobia./ZgjohuShqiptar.info