Meta “del” jashtë kufijve/ Bisedon me Thaçin për situatën e Covid 19 në Kosovë

Presidenti Ilir Meta zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Të dy Presidentët disktuan mbi gjendjen aktuale dhe masat e marra nga të dyja shtetet për përballimin me sukses të krizës shëndetësore dhe social-ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19.
Presidenti Meta dhe Presidenti Thaçi shprehën vullnetin që në frymën e solidaritetit mbarëkombëtar dhe bashkëpunimit rajonal, të dyja shtetet të koordinohen dhe të shkëmbejnë ngushtësisht përvojat për tejkalimin e shpejtë të situatës së vështirë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.