At Nikolla Marku: Bojkotoni Janullatosin. Ndryshim Kushtetutës

At Nikolla Marku, ne emer te Kishes Ortodokse te Pavarur Kombëtare Shqiptare ka kerkuar sot ndryshimin e Kushtetutës ne kapitullin e besimit fetar.

Sipas tij, “Kisha Ortodokse Kombëtare Shqiptare, kërkon ndryshimin e kushtetutës në kapitullin ku sanksionohen besimi fetar dhe të drejtat e ushtrimit të tij në Shqipëri. Komunitetet fetare nuk mund të bëjnë marrëveshje me qeverinë, kur në krye të komuniteteve mund të jenë partner të huaj apo subjekte jashtë kombit Shqiptar”.

Ai ka bere thirrje per bojkot te cdo ceremonie fetare apo meshe ne te cilen flitet greqisht, duke kerkuar madje edhe nga polotikanet te bojkotojnë Janullatosin më meshën për Pashkët Ortodokse.

“Besimtaret ortodoks shqiptar, të bojkotojnë cdo ceremoni fetare apo meshë ku flitet në greqisht, përjashtuar fshatrat me popullsi minoritare greke jo autoktone. Drejtues të shtetit, si dhe deputetë e drejtues partish, t’a bojkotojnë Anastas Janullatosin në kremtimin e Pashkëve Ortodokse me 5 Maj 2013. Anastas Janullatos është shovinist grek, në shërbim të antishqiptarëve në të kaluarën si Sebastionos, Napolon Zerve dhe tani Agimit te zi, Grek. Duhet ta dinë të gjithë këta përfaqësues të popullit, në nivele të ndryshe se, Anastasi përdor në dëm të kombit shqiptar, fenë, ekonominë dhe politikën, pavarësisht se Janullatos është në grahmën e tij të fundit ku perendia i ka caktuar edhe vendin e prehjes në Greqi”- thuhet ne deklarate.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT