Më 2 mars, Meta u hap “zyrtarsisht” rrugë protestave të opozitës

Që pas daljes nga parlamenti dhe “djegies” së mandateve duhet thënë që opozita e bashkuar ka zhvilluar disa protesta të njëpasnjëshmë kundër qeverisë.

Por pas tërmetit që ndodhi më 26 nëntor të vitit të kaluar e gjithë  vëmendja shkoi tashmë në një tjetër kënd, ndaj edhe opozita e bashkur për hir edhe të situatës u tërhoq nga protestat.

Më pas ajo që i vuri tërësisht kapakun “mbylljes” së ciklit të protestave anti-qeveritare të opozitës ishte edhe vendimi i qeverisë për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Vendim ky që në bazë të parashikimeve kushtetuese dhe atyre ligjore ndalon edhe grumbullimet masive e protestat.

Edhe pas kalimit të situatës së tërmetit opozita e bashkuar nuk po ndërmerrte asnjë iniciativë për të rinisur protestat, ndaj edhe kishte nevojë për një “shkëndijë” që të vazhdonte kauzën e saj.

Vetë në mënyrë direkte nuk e bënte dot ngaqë i frikësohej perceptimit që mund të krijonin qytetarët, duke qenë se me mijëra banorë vuanin akoma nga pasojat e pas tërmetit.

Ndaj edhe thirrja e presidentit që populli të mblidhet në bulevard më 2 mars për atë që ai e ka quajtur si “besëlidhja” mund të themi që shënon “zyrtarisht” edhe nisjen e protestave të opozoitës së bashkuar.

Kjo pra sepse siç e cekëm më sipër, opozitës i duhej në këto kushte një shkëndijë për rinisjen e protestave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT