Air Albania, kompania e fluturimeve përballet me padi, konsorciumi që dha avionët kërkon detyrimin prej 12.5 milionë euro

Një konsorcium që përfshin edhe SMBC Aviation Capital, me qendër në Irlandë, kanë plotësuar një padi kundër Air Albania për një detyrim prej 12.5 milionë euro të papaguara për dy avionë A319 dhe A320, të cilët nuk janë në përdorim që prej gushtit 2025, raporton media travelextra, burimi kryesor i lajmeve për informacionin e udhëtimeve.
Air Albania ndërpreu udhëtimet në Milan, Londër dhe Paris dhe operon vetëm në Stamboll me një A320, dhe ndërkohë ndihmuar nga dy Boeing që janë marrë me qira.
Kompania raportoi 8.7 milionë euro humbje në vitin fiskal që përfundoi në mars 2025. Turkish Airlane financoi me 5.3 milionë euro në korrik, ndërkohë që MDN Investment, po përballet me keqpërdorimin e 2.1 milionë eurove që lidhen me Bashkimin Europian.
Autoritetet shqiptare po auditojnë cdo javë Air Albania, me synimin e pezullimit të certifikatës së fluturimeve nëse kjo situatë do të vijojë edhe pas tetorit 2025.