Shoqata kulturore “Besa” në Itali mbledh ndihma për Shqipërinë

Shoqata kulturore shqiptaro-italiane “Besa” në bashkëpunim edhe me shoqata tjera dhe me Komunën e Padovës në Itali ka filluar mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, njofton Ministri i Shtetit për Diasporën në Shqipëri, Pandeli Majko, shkruan KultPlus.com

“Shoqata Kulturore Shqiptaro-Italiane “Besa” në bashkëpunim me Shoqatën e Shërbimeve Publike, sipërmarrjet e vogla dhe Komunën e Padovës është angazhuar në grumbullimin e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri”, shkruhet në njoftimin e tij.

Përndryshe, ekziston një mobilizim i jashtëzakonshëm kulturor dhe politik për ta ndihmuar Shqipërinë nga shumë vende të ndryshme të botës, pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin. / KultPlus.com

Back to top button
LAJMET E FUNDIT