“Hyatt” do të vijë në Shqipëri: Shqipëria, një destinacion gjithmonë e më i famshëm

Pas Hilton, një tjetër rrjet i madh hotelesh të nivelit botëror duket se do të vijë në Shqipëri. Bëhet fjalë për rrjetin gjigand amerikan `Hyatt`.

Mundësinë e hyrjes në tregun shqiptar të hotelerisë e ka konfirmuar vetë kompania për televizionin Scan.

“Ne po vlerësojmë mundësitë që `Hyatt` të hyjë në tregun shqiptar duke qënë se po bëhet një destinacion gjithmonë e më i famshëm”, thuhet në përgjigjen e rrjetit gjigand për `Scan`.

Gjithsesi, kompania nuk preferon ende të bëjë diçka publike, pavarësisht zërave që mund të qarkullojnë.

Gjasat janë që `Hyatt` të hyjë në tregun shqiptar duke blerë një prej hoteleve ekzistuese në Tiranë, si Plazza, Hotel Tirana, Rogner apo ish-Sheraton, me këtë të fundit që mbetet opsioni më i mundshëm.

Pas largimit të Sheraton nga tregu shqiptar u rritën ndjeshëm shqetësimet, por afrimi i Hilton, tanimë `Hyatt` por edhe e një rrjeti të mundshëm të nivelit botëror në rivierën shqiptare, situata duket sikur është përmbysur. ‘Hyatt’ është i pranishëm në 55 shtete të botës me 777 struktura akomoduese./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT