E trishtë/ 40 % e shqiptarëve kanë ikur nga vendi, i lartë edhe numri i atyre që duan të ikin

Çdo ditë dëgjojmë për njerëz që zgjedhin të ikin nga vendi ynë për një jetë më të mirë, për një të ardhme të sigurt apo thjesht sepse këtu nuk kanë shpresë.

Duke qenë se ka kaq shumë largime kjo është reflektuar edhe në plakjen e popullsisë. Së fundmi një raport nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka treguar se nga të gjithë vendet në tranzicion Shqipëria është e treta për numrin e lartë të emigrantëve, në raport me popullsinë brenda vendit.

Fundi i tranzicionit sipas raportit është marrë viti 2019, ndërsa Shqipëria është radhitur pas Gazës dhe Bosnjës, me 40 për qind të popullsisë të emigruar jashtë vendit.

Në vitin 2017, 9.7 për qind e të gjithë njerëzve që kanë lindur në rajonet e BERZH-it ose kanë mbajtur nënshtetësinë e një vendi në këto rajone kanë jetuar jashtë vendit të tyre të lindjes.

Synimet për të emigruar u rritën ndërmjet viteve 2010 dhe 2015, shkruan Monitor. Në rajonet e BERZH, më shumë se 3 për qind e të anketuarve treguan se kishin qëllim për të migruar në vitin 2015, krahasuar me 1.8 për qind në vitin 2010.

Shqipëria është pas pesë vendet e Afrikës Sub-Sahariane për sa i përket të anketuarve që kanë qëllim të emigrojnë jashtë vendit. 10 % e të anketuarve kanë thënë se do të ikin nga Shqipëria.

Rusia dhe Ukraina janë dy nga 10 ekonomitë më të mëdha të origjinës në aspektin e numrit absolut të emigrantëve, ndërsa në raport me popullsisë janë Bosnja dhe Shqipëria në Europë.

Destinacionet kryesore për migrantët që lënë ekonomitë në rajonet e BERZH janë Rusia, Gjermania, Ukraina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kazakistani./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT