Ballist Morina nesër në Tiranë, në krah të presidentit Meta

Presidenti Ilir Meta ka thirrur nesër një tubim, që sipas tij ka si qëllimin mbrojtjen e Kushtetutës. Ky tubim do të jetë paqësor dhe pritet të nisë në orën 17:00.
Deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre shumë shqiptarë nga e gjithë diaspora, mes të cilëve edhe personalitete të njohura.
Sot ka konfirmuar prezencën e tij Ismail Morina apo Ballisti siç e njohin të gjithë shqiptarët. Ai do të kujtohet gjithmonë për banderolën me flamurin e Shqipërisë etnike që fluturoi mbi stadiumin e Beogradit, teksa luhej ndeshja Serbi-Shqipëri.