Garë Rusi-BE për investimet në impiante gazi në Ballkan

Bashkimi Europian ka formosur dje një marrëveshje për të investuar 101.4 milionë € në ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm në Krk të Kroacisë.Sipas Euobserver, terminali synon diversifikimin e burimeve të energjisë për Europën Qendrore dhe atë Juglindore që shpresohet se do të rrisë ekonominë e rajonit.Por ky investim nuk është i vetmi.Edhe Gazpromi rus ka njoftuar se do të ndërtojë një impiant të gazit të lëngshëm në Zvornik, në pjesën serbe të Bosnjës, i cili do të kushtojë 70 milionë euro.Një garë invstimesh dhe copëzimesh gjeopolitike në një rajon të vogël si Ballkani ku interesat e ndryshme po kujdesen që të kolaudohen brenda korridoreve të kontrolluara.Ky është një mesazh i hapur nga Rusia për BE-në për konkurencë ekonomike në Ballkan.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT