Meta sërisht thirrje për tubim: Partitë të jenë nën presionin e popullit

Edhe sot, Presidenti Ilir Meta ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i bërë thirrje njerëzve t’i bashkohen në një tubim në Qytetin Studenti më 8 dhjetor.

“Le të nderojmë së bashku studentët e Dhjetorit, të cilët me guximin e tyre çelën një epokë të re për shqiptarët, atë të demokracisë që kjo pakicë politike e ka tradhtuar, duke shpopulluar vendin, duke eliminuar përfaqësimin e qytetarëve e duke kapur shtetin përmes dhunimit të Kushtetutës e ligjit”, shkruan Meta në “Facebook”.

“Mjaft me këtë pakicë politike që keq qeveris vendin e s’mban asnjë përgjegjësi! Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998. Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit, të interesit publik dhe kombëtar dhe jo si tani që populli të jetë viktimë e partive dhe në mëshirën e tyre. Të gjithë vetëm me flamuj kombëtar në Shesh më 8 Dhjetor! Shqipëria e Para!”, shkruan ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT