“Në Kosovë parandaluam një…”, ja çfarë thotë numri dy i NATO

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO, Mircea Geoana, deklaroi se 50 vjet pas Auschwitzit, Aleanca e NATO-s ndërhyri në Kosovë për të parandaluar një genocid të ri.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, Geoana ka thënë se Holokausti ishte një ofendim për të gjithë njerëzimin. “Kishte të bënte me shkatërrimin e atyre që janë ndryshe, por pikërisht e ndryshmja është ajo që na bën neve unikë, na bën njerëzorë. Pas Luftës së Dytë Botërore, vendet e lira të botës kërkuan një shteg të ri, i cili u ndërtua duke ruajtur vlerat universale të përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara.

NATO-ja u krijua për t’i mbrojtur këto vlera dhe për të mbrojtur njerëzit e Europës dhe të Amerikës Veriore nga tirania që çoi drejt Holokaustit. 50 vjet pas Auschwitzit, aleanca ndërhyri në Kosovë për të parandaluar një genocid të ri në tokën europiane”, tha thënë Geoana sipas faqes zyrtare të Nato-s në internet.

Numri dy i organizatës theksoi se nuk duhet harruar kurrë ajo ccfarë ndodhi.  “Duhet të jemi gjithmonë vigjilentë dhe të përgatitur në ccdo moment për të vepruar. 75 vjet pas Holokaustit, antisemizmi vazhdon të jetë i pranishëm dhe ne këtë nuk mund ta pranojmë”, ka shtuar ai, duke treguar se duhet bërë ccdo gjë që të mos “biem kurrë më në kurthin e lehtë të urrejtjes ndaj ”të tjerëve”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT