Kroacia dhe Austria: Shqipërisë t’i hapen negociatat

DO TË NXISIN MIRATIMIN

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç dhe ministrja austriake për Çështjet Europiane, Karoline Edtstadler deklaruan se vendet e tyre janë në mbështetje të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe do të kërkojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE në muajin mars.

Qeveria kroate pas bisedimeve Plenkoviç-Edtstadler, në Zagreb, njofton se të dy vendet do të nxisin miratimin e një vendimi për fillimin e negociatave me dy aspirantët në nivel të Këshillit Europian, konkretisht gjatë samitit të 26-27 marsit.

“Vjena mbështet aktivitetet e Kroacisë për përgatitjet e takimit të samitit të BE-së dhe vendeve të Europës Juglindore”– Edtstadler tha se në fillim të majit në Zagreb.

Dy ditë me parë edhe kancelarja Merkel reagoi për hapjen e negociatave me Shqipërinë duke thënë se tashmë ka ardhur koha që negociatat të hapen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT