Ekskluzive/ Flet Spartak Braho: Ku shkuan 1 miliard dollarët?
Cili është akti i parë juridik antikushtetues i ish-Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Sali Berisha, i cili kapërcen kompetencat e tija ligjore si President dhe Komandant i Përgjithshëm. Pse Agim Shehu tha se përfundimisht Vlora nuk shtrohet me forca speciale… Urdhri i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Sheme Kosova, për lëvizjen e Brigades së Tankeve Zallher në drejtim të Fierit me synim Vlorën… Kjo është pjesa e dytë e raportit të Komisionit hetimor parlamentar që ka mbajtur deputeti Spartak Braho në datën 4 qershor 1998. Është padyshim një nga raportet më korrekte, por edhe nga më të zymtit që kam lexuar. Mbështetur në fakte të pakontestueshme, në këtë raport thuhet “Katërshja B.Gazidede, Xh.Xhaferri, Agim Shehu dhe Sokol Mulosmani duke qenë nga e njëjta krahinë, shërbyen si drejtues të operacioneve dhe si drejtues të shtetit. Përse u emërua kjo katërshe nga Veriu për të sulmuar e drejtuar operacionet kundër Jugut.”Sërish nuk kam asnjë koment. Lexuesit le të gjykojnë vetë për këtë raport.Përgatiti për botim Xhevdet Shehu (Vijon nga numri i kaluar) Pra kërkesa dominante e revoltave të kësaj periudhe, është kthimi i parave të humbura. Po ta vështrojmë çështjen vetëm në këtë prizëm, qeveria e atëhershme duhej të kërkonte zgjidhje brenda strukturave të veta ekonomike, ose të jepte dorëheqjen. Nga hetimi, Komisioni konstaton se instituti i dorëheqjes si masë neutralizuese e provuar nëpër shoqëritë demokratike perëndimore, edhe kësaj here si gjithmonë mbetet i papranueshëm nga mentaliteti i qeverisjes në shoqërinë shqiptare i forcës politike qeverisëse. E theksojmë këtë sepse duke filluar që nga fundi i janarit të vitit 1997 e deri në mes të shkurtit 1997 jo vetëm demonstruesit por edhe pjesa më e madhe e partive politike e shohin dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike si solucion për zgjidhjen e krizës dhe kapërcimin e situatës, por administrata e lartë shtetërore dhe vetë Parlamenti dhe Presidenti i atëhershëm nuk pranojnë që ta shohin çështjen kështu. Është Presidenti i Republikës ai që ndërmerr takime në Berat, Gjirokastër etj., për të dhënë argumentet se qeverisja aktuale i ka mundësitë për ta kapërcyer krizën financiare, duke ecur në një vijë demagogjike, dhe duke i lënë të kapërcyer deklarimin e tij të disa muajve më parë se paratë e shqiptarëve janë të pastra.Nga analiza që i bëhet këtyre momenteve, mendojmë se nuk gabojmë kur theksojmë faktin se në këto momente në përplasjen e masës popullore të revoltuar si humbje financiare i është shtuar dhe momenti politik si pakënaqësi ndaj zgjedhjeve politike të majit 1996. Për këtë fakt, është e kuptueshme se çfarëdo lloj solucioni që mund të hidhte për zbutjen e krizës financiare pushteti i atëhershëm politik, ishte e pamundur që të neutralizonte revoltat sepse ne e thamë më lart që pakënaqësia politike ndaj zgjedhjeve të majit 1996, ishte fashitur edhe si pasojë e lulëzimit të fenomenit të huadhënies me interesa të larta në mbarë shoqërinë shqiptare. Madje edhe kapërcimi i zgjedhjeve të tetorit 1996 është padyshim refleks i lulëzimit të huadhënies me interesa të larta që përmendëm. Për këtë arsye e gjithë ndërmarrja politike për sqarim financiar ose për përmirësimin ekonomik ishte e pamundur të pranohej nga të revoltuarit që vinin si pasojë e rolit financiar dhe atyre që vinin si pakënaqësi politike.Pra nga një pikë vështrimi një vjeçar të këtyre ngjarjeve, mbërrijmë në konkluzionin se Presidenti i Republikës, Parlamenti dhe qeveria mund ta kishin neutralizuar precipitimin e mëtejshëm të këtyre ngjarjeve në këtë pikë të segmentit të tyre vetëm nëse do kishin goditur qeverinë e atëhershme Meksi për paaftësi në ndalimin e rolit financiar mbarëshoqëror, por në anën tjetër domosdoshmërisht duhej të kishin caktuar bërjen e zgjedhjeve të reja në një datë të pranueshme politikisht nga opozita, brenda vitit 1997, ashtu sikurse ndodhi me vonë por pasi i kishte kushtuar shumë shtrenjtë shoqërisë.Theksojmë se qeveria Meksi ishte e paaftë për të ndaluar krolin financiar mbarë shoqëror, sepse në rast se do të shikojmë me gjakftohtësi humbjen e madhe financiare të shoqërisë, e cila i kalon të 1 Miliard Dollarët, dhe po t’i qëndrosh principit se çdo qeveri e merr mandatin për të qeverisur si administratore dhe menazhuese e vlerave pasurore të shoqërisë për t’i çuar ato më tej, kuptohet se vetëm duke i qëndruar nocionit të humbjes financiare qeveria Meksi në janar të vitit 1997 nuk mund të pranohej dot si administruese e shoqërisë shqiptare. Dorëheqja e saj në këtë rast s’ishte më lojë politike, por nevojë ligjore e dalë nga kushtetuta dhe vetë nocioni demokratik i pluralizmit në Shqipëri.Nuk mund t’i qëndrojë asnjë lloj moraliteti qeverisjeje dhe asnjë lloj eksperience demokratike fakti që një qeveri qëndron indiferente ndaj kërkesave të katër ose pesë qyteteve të mëdha, të cilat së bashku e kalojnë një popullsi prej 200 000 individësh, nuk mund të pranohet intrazigjenca e një qeverie në lidhje me demonstratat paqësore të qytetit të Vlorës duke dhënë përgjigje nga Tirana. Të gjitha këto tregojnë se qeverisja e kësaj periudhe nuk e ka sensin e përgjegjësisë, sepse në të kundërt Kryeministri Meksi ishte i detyruar të shkonte vetë në Vlorë apo në ndonjë qytet tjetër, sepse duhej ta kuptonte se qeveria e tij nuk kish dalë për të qeverisur shoqërinë nga ndonjë revolucion apo grusht shteti, por nga mandati që njerëzit i kanë dhënë nëpërmjet votave, mandat ky i cili mund të ndërpritet në çdo moment, në rast se vizioni i qeverisjes ka qenë demokratik dhe mandati i saj ka qenë i ligjshëm.Komisioni mendon se intrazigjenca e qeverisë Meksi dhe bashkq me të i gjithë vargu i autoritetit të lartë shtetëror, Parlament dhe Presidencë, karakterizohen nga intrasigjenca pikërisht për faktin se zgjedhjet e majit 1996 ishin konsideruar të paligjshme, sepse në vend të dorëheqjes së qeverisë dhe caktimin e zhvillimit të zgjedhjeve të reja brenda vitit 1997, pushteti i lartë i administratës shtetërore dhe vetë Parlamenti shohin se marrin një rrjedhë tjetër për frenimin e situatës.Le të vijmë tani tek analiza dhe përfundimi që ka arritur Komisioni për çështjen e tretë, që ka të bëjë me shkaqet që i shndërruan revoltat paqësore në konfrontime me shtetin, në përleshje dhune e të armatosura që u shoqëruan me viktima.***Përpara se të analizojmë çka thamë më sipër le të paraqesim disa nga faktet dhe dokumentet të hetuara nga komisioni:Në datën 26.1.1997 mc vendimin nr.294, Kuvendi Popullor autorizon Presidentin e Republikës dhe Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura “Për të përdorur forcat e armatosura në ndihmë të rendit publik për ruajtjen e institucioneve shtetërore”. Po këtë ditë, pra në 26.1.1997, presidenti Berisha nën tagrin e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nxjerr urdhrin nr.25 “Për përdorimin e forcave të armatosura në ndihmë të rendit publik”. Në kontekstin e vendimit nr.294, dt. 26.1.1997 të Kuvendit Popullor dhe urdhrit nr.25, dt.26.1.1997 të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, shohim se ka një kapërcim në precizimin e kontekstit të vendimit me përmbajtjen e urdhrit, sepse nëse vendimi nr.294 i Kuvendit Popullor shprehet, për përdorimin e forcave të armatosura në ruajtjen e institucioneve shtetërore në mbarë vendin, urdhri nr.25, dt.26.1.1997 i Komandantit të Përgjithshëm nuk shprehet sesa duhet të jenë forcat që do kalojnë nga ushtria në rend, dhe që përdorimi i tyre do të jetë vetëm për mbrojtjen e institucioneve shtetërore.Është ky pikërisht akti i parë juridik antikushtetues i ish Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Sali Berisha, i cili kapërcen kompetencat e tija ligjore si President dhe Komandant i Përgjithshëm në këtë akt, ndërkohë që siç rezulton Këshilli i Mbrojtjes drejtuar nga S.Berisha megjithëse e kishte për detyrë, nuk lcishte miratuar planin operativ strategjik të mbrojtjes së vendit për vitin 1997 gjë e cila përsëri përbën një anomali të theksuar në ushtrimin e kompetencave të tij.Diskordanca midis vendimit nr.294, dt.26/l^97 të Kuvendit Popullor dhe urdhrit nr.25, dt.26.1.1997 të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura z.Sali Berisha, na sjell në urdhrin nr. 19 të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë z.Sheme Kosova dhe më pas të urdhrit nr.22, dt.28.1.1997 të Mimstrit të Mbrojtjes z.Safet Zhulali që urdhëron Brigadën Komando të Tiranës të çojë në Fier përforcime për Brigadën e Fierit.Siç shihet, jemi në momentet kur popullsia e qyteteve të jugut Vlorë etj., është ende e paarmatosur, por ushtria të krijon përshtypjen se po përgatitet për goditje. Këtu lind një pyetje që duhet sqaruar nga hetimet e mëtejme: A ishte në gjendje popullsia civile e zonave të jugut të Shqipërisë të bëjë qartë dallimin për përdorimin e ushtrisë në mbrojtje të institucioneve nga përdorimi i saj kundër revoltave?Po kështu, në rrjedhën e kësaj hullie juridike, në datën 10.2.1997, me shkresën nr.8 Ministri i Brendshëm, z.Halit Shamata, kërkon të furnizohet nga Ministria e Mbrojtjes me transportues të blinduar në ndihmë të rendit, ndërsa në datën 28.2.1997, nxjerr vend im in nr.22, për kalimin kapital të mjeteve themelore prej 20 transportuesish të blinduar dhe mjeteve të rënda nga strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes në strukturat e Ministrisë së Brendshme. Në datën 1.3.1997, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, z.Sheme Kosova, ka lëshuar urdhrin nr.25, për lëvizjen e Brigadës së Tankeve Zallher në drejtim të Fierit me synim Vlorën.Për këtë arsye mendoj se mënyra arkaike dhe pa sens demokratik e përdorimit të ushtrisë me përmasa të tilla e ngacmoi popullsinë, e acaroi rrezikun e ndjenjës së ekzistencës dhe patjetër që u dha mundësi forcave politike opozitare të shfrytëzojnë psikozat kolektive të frikës dhe tensionit për ta sjellë shoqërinë në parametrat e një lufte civile.Por le të japim edhe një dëshmi tjetër kronologjike të bërë para komisionit nga njëri prej drejtuesve të policisë së Vlorës, dëshmi e cila na jep një tablo të qartë të këtij përfundimi:“Në datën 5.2.1997 në mbrëmje ka ardhur në Vlorë Zv/Ministri i Brendshëm Agim Shehu së bashku me shumë forca nga Tirana. Së bashku me të kanë ardhur edhe Pashk Tusha, Muhamet Rrumbullaku, Arben Prenjasi, Hilë Lushaku dhe disa forca të reparteve speciale si Brisku, Renea ctj. Në mbrëmjen e asaj dite këto forca u ndeshen me popullin tek vendi i quajtur Kali i Trojës, por forca e tyre u mposht menjëherë nga masivi i madh i njerëzve.Edhe paraditen e datës 6.2.1997 forcat e policisë u konfrontuan përsëri me popullin por vetë populli u miqësua me to dhe policët e plagosur i shoqëruan për në spitale. Kur u mblodhën në zyrën e shefit të komisariatit atë mbrëmje Agim Shehu tha se përfundimisht Vlora nuk shtrohet me forca speciale. Atëherë kam ndërhyrë dhe i kam thënë zv/Ministrit që është mirë që nga Vlora të iki edhe shefi i komisariatit Sokol Mulosmani pasi nga turma ka reagime të ashpra ndaj tij. Bile atë ditë kur turma ka manifestuar edhe përpara komisariatit dëgjoheshin sharje e kërcënime kundrejt tij. Ashtu u bë, ditën e nesërme shef komisariati u komandua Kolonel Pashk Tusha.Në datën 7.2.1997 paradite turma u drejtua përsëri në drejtim të Bashkisë e më pas në Sheshin para Prefekturës, por nuk ishte agresive si një ditë më parë. Komunikuam me ta derisa u shpërndanë dhe nga forcat e policisë nuk u ushtrua dhunë. Kur u mblodhëm për të raportuar në zyrën e shefit të komisariatit aty kam parë Agim Shehun, Muhamet Rrumbullakun, Arben Prenjasin, Adriatik Ago, Hile Lushakun, Shik Stermasin, Vasil Soten dhe shumë oficerë të tjerë të Tiranës, të cilëve nuk ua di emrat. Kur më pyeti Agim Shehu se çfarë thotë turma unë i thashë që ajo është e heshtur dhe nuk ka pasur asnjë incident Ai më pyeti: Po sikur ti godasim? Unë iu përgjigja, në asnjë mënyrë sepse do të përfundojë siç përfundoi dje. Në këtë kohë shumë oficera që ishin në zyrë i thanë që të bisedonte me Ministrin për një zgjidhje politike, por ai nuk foli por u largua qysh atë ditë në Tiranë.Në datën 9.2.1997 turma e irrituar meqenëse nuk po merrte asnjë përgjigje nga qeveria vendosi të nisej për në Fier. Kur turma u nis, unë kam shkuar në zyrë dhe i kam thënë Pashk Tushës se a do ta shoqërojmë turmën. Ai më tha se do ta shoqëroni si edhe më parë pa krijuar incidente. Në këtë kohë në zyrë vjen Xhait Xhaferi dhe na thotë se përse nuk e ndaloni turmën. Unë i thashë se janë shumë dhe nuk mund të ndalohet. Ai tha që ata janë vetëm 300 vetë dhe po nuk i ktheni ju do t’i kthej unë dhe doli nga zyra. Unë dola për të zbatuar detyrën e shefit të komisariatit dhe së bashku me turmën, here në fund, here në mes e here në krye të saj e shoqëroja atë së bashku me shefin e rendit dhe me policë të tjerë. Rrugës bisedonim qetësisht me njerëzit në turmë dhe fjalët e tyre në përgjithësi ishin që me policinë nuk kemi punë. Rreth orës 14 kur kishim mbërritur në fshatin Panaja, në fund të turmës u dëgjuan disa krisma armësh. Njerëzit të frikësuar u grumbulluan tek unë dhe shefi i rendit Kristaq Ferro dhe na thanë që po vrasin njerëzit në shpinë. U ndodhëm të pa përgatitur dhe nuk dinim çfarë të bënim veç u thashë që nga forcat e policisë askush nuk ka qëlluar. U ktheva menjëherë prapa dhe pashë një grup rreth 10 vetësh me automatikë në dorë që po qëllonin në ajër dhe popullin që u drejtua me egërsi në drejtim të tyre. Bashkë me ta ishte edhe Xhait Xhaferi, të cilët kur e panë që populli u nis drejt tyre, ata u ngjitën sipër rrugës për në fshatin Oshëtimë. Personat e armatosur ishin punonjës të SIIIK-ut, të cilët nuk kishin mcirrë ndonjë detyrë prej nesh. Me sa mësuam aty ata kishin shoqëruar në Komisariat edhe një person. Atëherë turma u kthye dhe pas një ore u grumbullua e gjitha në komisariat dhe filluan të manifestonin për personin që ishte shoqëruar… Atij nuk ja mbaj mend emrin por ka qenë rreth 40 vjeç. Në këtë kohë turma u qetësua përsëri. Ndërkohë që turma u qetësua dhe po fillonte të largohej, pranë Firmës Kamberi që është rreth 100 metër larg komisariatit, mbërritën shumë makina të policisë të tipit IVECO, të cilat vinin nga Tirana dhe turma e irrituar u nis drejt tyre. Aty filloi një përleshje e ashpër me gurë dhe Paulin Sterka, i cili ishte komandant i tyre mezi mundi të futej në Komisariat. Brenda në komisariat filluan të qëllonin me armë forcat e ardhura. Armët e komisariatit të policisë ishin çuar qysh më 1 shkurt në Repartin e Bunavisë pasi kishim informacione që mund të sulmohet komisariati. Nga radhët e turmës u hodhën shishe me lëndë djegëse dhe u plagosën disa policë. Efektivi i komisariatit të policisë gati ishte larguar i gjithi dhe komanda jepej vetëm nga forcat e Tiranës. Forcat e ardhura nga Tirana kapën taracat përpara komisariatit për të bërë mbrojtjen e tij. Hile Lushaku mundohej të hynte në negociata me turmën por ishte e pamundur. Atëherë forcat e policisë mbroheshin duke goditur me gurë. Kjo situatë vazhdoi deri në orën 20.00. Pas kësaj kohe situata u qetësua.Duke gdhirë data 10.2.1997 një numër i madh makinash (nuk e di se sa) erdhën në komisariat të policisë dhe bashkë me to edhe Agim Shehu. Ai urdhëroi Arben Prenjasin të bënte planin e dislokimit të forcave për ditën e nesërme. Forcat e policisë Vlorë shumë pak ose aspak janë impenjuar nëpër shërbime. Veç mbaj mend që kanë ardhur forca nga Durrësi të komanduara nga Bedri Dani, forca nga Elbasani me Shemsi Prencin, forca nga Tirana me Nexhmi Zoton, Albert Dervishin, forca nga Lushnja, Mallakastra, Saranda dhe shumë të tjerë që nuk i njihja. Unë si zakonisht kam ndarë detyrat me një plan të veçantë në të cilën vija detyra që efektivi i policisë kriminale të dilte i pa armatosur dhe të kontrollonte gjithë objektet për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm.Në orët e para të mëngjesit u bë shpërndarja e forcave nëpër udhëkryqet e qytetit dhe rreth orës 9.00 filloi përleshja me popullin, e cila zgjati rreth 15 minuta. Forcat u shpërbënë dhe shumë prej tyre ishin gjakosur. Unë lcarn qenë tek varrezat e Dëshmorëve dhe ndiqja me radio se si zhvillohej situata. Kam dëgjuar në radio që tek xhamia ka mbetur i rrethuar tek lokali Hollyday një grup i Sarandës dhe i Tiranës dhe Agim Shehu që thërriste në radio “Ndihmoni Mondin”.Rreth orës 12.00 forcat e shpërbëra u grumbulluan në komisariat dhe aty u mësua që kishte mbetur i vrarë nje person, të cilin më vonë e mora vesh që quhej Artur Rustemi. Turma erdhi përsëri në Komisariat dhe u zhvillua përsëri një përleshje e ashpër me gurë ku pati shumë të plagosur nga efektivat e policisë, të cilët filluan ti çonin me helikopter në drejtim të Tiranës. Rreth orës20.00 situata u qetësua dhe unë shkova në shtëpi të flija pasi isha shumë i lodhur. Në orën 24.00 vjen korieri në shtëpi dhe më thotë që të kërkon Gjenerali. Shkova në komisariat dhe Agim Shehu më tha se ne do të ikim. Do të marrim gjithë letrat dhe të burgosurit. Në dispozicion të komisariatit do të lemë disa forca të Tiranës. Më kishin shkruar një plan masash për ruajtjen e komisariatit dhe u larguan. Në mëngjes forcat e Tiranës që kishin mbetur erdhën në komisariat që të merrnin detyrën, por kur e panë që pjesa më e madhe e forcave ishin larguar më thanë që edhe ne do të largohemi”.Si konkluzion të atyre që thamë më lart rezulton se persona si Agim Shehu, Bashkim Gazidede, Xhait Xhaferi, Sokol Mulosmani etj., drejtues të strukturave ushtarake të shtetit, kanë marrë pjesë dhe luajtur një rol të veçantë në këtë situatë në përplasjet me revoltat paqësore të popullit në fillimet e saj në Vlorë, duke ndikuar direkt në acarimin e situatës.Katërshja B.Gazidede, Xh.Xhaferri, Agim Shehu dhe Sokol Mulosmani duke qenë nga e njëjta krahinë, shërbyen si drejtues të operacioneve dhe si drejtues të shtetit. Përse u emërua kjo katërshe nga Veriu për të sulmuar e drejtuar operacionet kundër Jugut. A nuk kemi të bëjmë këtu me një tendencë të kundërvënies së Veriut kundra Jugut?(Vijon nesër)/DITA/ZgjohuShqiptar.info