SHBA në samitin e “Shengenit”, diplomatët amerikanë ngulmuan që Kosova të ishte e pranishme

Ndryshe nga dy samitet e mëparshme në Novi Sad dhe Ohër, ai i Tiranës për Shengenin Ballkanik, të shtunën do të jetë nën mbikqyrjen amerikane.

Sipas TCH, në këtë takim të radhës, Departamenti Amerikan i Shtetit do te dërgojë dy përfaqësues te posaçëm për të ndjekur nga afër punimet e Samitit.

Shtetet e Bashkuara përmes te dërguarit special për Ballkanin, Mathew Palmer, e kanë mbështetur që në fillim nismën e përbashkët rajonale te Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë se Veriut.

Në Samitin e të shtunës do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Ndërkohë, pala amerikane e sheh me shqetësim refuzimin e deritanishëm te Prishtinës për t’u bërë pjesë e nismës dhe burime te rezervuara diplomatike thanë se ata i kanë kërkuar me insistim autoriteteve kosovare përfshirjen në këtë nismë.

Presidenti Hashim Thaçi ka shpjeguar përmes një postimi në profilin e tij ne “Facebook” arsyet e refuzimit te ftesës se kryeministrit Rama, gjë që sipas tij nuk ka lidhje me marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Shqipërisë, por me faktin se Serbia nuk e njeh Kosovën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT