“Vrasja e Valbonës”, si po shkatërrohet zemra blu e Alpeve Shqiptare (VIDEO)

“Vrasja e Valbonës”, është titulli i një dokumentari i pare të shfaqur në emisionin Top Story. Një histori për shkatërrimin e zemrës blu të Alpeve Shqiptare, ku kompanitë private që po ndërtojnë HEC-et nuk zbatojnë vendimet e gjykatave, dëmtojnë turizmin, falsifikojnë firmat e banorëve, shkatërrojnë natyrën dhe po e kthejnë Parkun e Valbonës në zonë industriale.Një studim i Kombeve të Bashkuara, nga PNUD, i muajit shkurt 2018, i hartuar për llogari të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, nxjerr në pah se ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare të firmosura nga Shqipëria, për ruajtjen e mjedisit.Sot në Shqipëri, lumenjtë rrezikojnë të thahen, nga ndërtimi pa kriter i këtyre hidrocentraleve.Prej vitit 2002 dhe deri më sot, rezulton të jenë firmosur 183 kontrata koncensionare për ndërtimin e 524 hidrocentraleve. Nga këto leje të dhëna, 117 kanë përfunduar së ndërtuari, 43 janë në proces ndërtimi dhe 364 nuk kanë filluar ende të ndërtohen.Raporti vijon më tej, se HEC-et nuk përllogarisin asnjë buxhet për kostot mjedisore, madje nuk ekziston as një rregullim ligjor, për dëmet që mund t’i shkaktohet mjedisit nga ndërtimi i një hidrocentrali. Për rrjedhojë, pasojat mjedisore që shkakton një HEC, sot mbulohen nga taksapaguesit shqiptarë./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT