De Biasi: E vështirë të punosh me shqiptarët, fluturojnë shpejt
Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka mbetur pa ekip. Ai kishte shpresa se do të drejtonte ekipin kombëtar të Polonisë, por në fund marrëveshja nuk u arrit dhe italo-shqiptari mbeti pa skuadër.Italiani e përjetoi keq dhe vazhdon të flasë me keqardhje për atë eksperiencë. Këtë herë, në një intervistë për mediet polake foli në lidhje me mosmarrjen e stolit të Polonisë, por dhe për aventurën me Shqipërinë.
I pyetur nga gazetari polak, nëse aventura me Shqipërinë ishte momenti më i mirë në karrierën e tij, ai u përgjigj: “Modenën dhe Torinon i kam ngritur nga Seria B në Seria A, më pas i kam lënë ekipet. Kam qenë në vendin e 13 në elitën e futbollit italian. Më pas kam marrë Shqipërinë si një trajner i formuar dhe jam shokuar kur u binda se si fansat ishin të çmendur pas futbollit. Më kujtonte mua Napolin në Itali. Arritja e Euro 2016 krijoi një valë entuziasmi në të gjithë vendin, njerëzit u çmendën me prezantimin tonë”.