Ministria e Diasporës lancon projektin ”Gjuha ime”
Ministria e Diasporës ka lansuar sot portalin www.gjuhaime.com, ku mund të gjendet abetarja digjitale e gjuhës shqipe, himni i Kosovës, historiku i saj, dhe shumë gjëra të tjera rreth vendit.
Fëmijët dhe të rinjtë që jetojnë në diasporë, gjuhën shqipe tani e tutje mund ta mësojnë në mënyrë elektronike. Ministri i diasporës, Ibrahim Makolli tha se portali është pjesë e synimit të përhershëm për vetëdijesimin e vazhdueshëm të brezave të rinj për gjuhën dhe kulturën e origjinës. ”Gjuha Ime” ofron mundësinë edhe të argëtimit nëpërmjet lojërave dhe kuizeve, të cilat janë sajuar enkas për ngritjen e njohurive të fëmijëve. Diaspora do të mësojë edhe për traditat shqiptare, përmes përrallave, vjershave, ninullave e anekdotave.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”