Zbulimi i madh në Berat
Nga Artan Shkreli
Mund të huhet pa droje se zbulimi i fundit në Berat ështe i një rëndesie vërtete të madhe.
Mozaiku paleokristian në këmbë të Xhamisë Mbret, është unaza që mungonte, në kuptimin e vazhdimësisë së jetës qytetare, në Berat.
Struktura ende e paqartë nga pikemapja tipologjike (me gjase nje bazilike) ploteson me pranine e saj pikerisht kohen kur ky qytet fillon dhe rimerr veten pas depresionit qe karakterizon fundin e periudhes klasike dhe shenjon kalimin nga emertesa e turbullt Antigon, ne ate te re me apelativin “i Bardhe/i shndritshem = Pulher”, (emertese qe do rezistonte deri ne pushtimin bullgar, te cilet nga ana e tyre veç do perkthenin fjale per fjale Pulheriopolis ne Beligrad).
Mjerisht, perpara kesaj asnje gjurme nuk kishim patur ne territor nga Antikiteti i Vone apo Mesjeta e Hershme, perpose nje gjetjeje tjeter rastesore, lart ne keshtjelle, e cila konfirmon gjeografine e konsoliduar te qytetit me lagje jashte mureve edhe ne kete periudhe.
Mu per kete eshte shume i rendesishem germimi i orientuar i lulishtes, e me tej, te Xhamise Mbret, ne anet jugore e lindore te saj, duke sqaruar njehere e pergjithmone enigmat e shumta qe shoqerojne Beratin (emer gjithnje autokton ky) ne nje hark te erret historik prej disa shekujsh./ZgjohuShqiptar.info