Rama emëron zv.ministre të Brendshme Silva Cakën e LSI. Poste në Qeveri edhe për Bilalin e Tominin

Qeveria ka vendosur që Silva Caka të jetë zëvendësministrja e re e Brendshme.
Caka gjatë karrierës së saj politike ka shërbyer si deputete e Kuvendit të Shqipërisë në vitet 2013-2019, pasi fitoi mandatin në qarkun e Beratit nën siglën e LSI-së.
Burime nga radhët e mazhorancës bëjnë me dije se ndër emërimet e reja do të jetë edhe Edona Bilali si zv/ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Po ashtu, Eugenta Tomini do të rikthehet si zv/ministre e Shëndetësisë.