“Duhet të shkrihen”/ Kryeministri Rama nuk ndalet me vendime drastike…

Kryeministri Edi Rama kritikoi ashpër punën e bërë nga inspektoriatet vendore të mbrojtjes së territorit dhe policive bashkiake, të cilat nuk kanë penguar ndërtimin e objekteve pa leje.

Rama tha se IMT-të dhe policitë bashkiake duhet të “shkrihen” pasi janë vetëm vende qokash. Ai tha se këto institucione vendore duhet të kthehen në shërbime që përmbushin kriteret që do të vendosen nga Akademia e Sigurisë.

Gjithë kjo histori ndërtimesh dhe zhvillimesh pa leje sjell si nevojë një reformim të inspektoriateve, të policive, policitë bashkiake dhe IMT-të janë disfunksionale, duhet të reformohen.

Duhet të kthehen në shërbime bashkiake, por me standard dhe me kritere që çertifikohen nga Akademia e Policisë apo nga universiteti, sepse janë bërë vende qokash të tmerrshme dhe është e paimagjinueshme dhe nuk do vazhdojnë më kështu”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT