Kontrolle për virusin në Rinas, verifikohen aziatikët dhe dezinfektohen ambientet në aeroport

Njësia e inspektimit shëndetësor në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza, ka rritur gjendjen e gatishmërisë lidhur me situatën e koronavirusit.
“E vetmja risi në këtë situatë rutinë të punës sonë është një monitorim i shtuar i pasagjerëve që vijnë nga Kina. Janë shtuar masat higjieno sanitare në aeroportin e Rinasit, të cilat konsistojnë në rritjen e shpeshtësisë së numrit të pastrimeve të ambientit të aeroportit, shtimin se sasisë së dizifektantëve që hidhen për pastrimin e dyshemesë si dhe është kërkuar një dizifektim, që e quajmë procedurë 3D, për të bërë dizifektimin e terminalit dhe ambienteve kargo”, shprehet mjeku Lorenc Hashorva.
Sipas mjekut Hashorva, janë aktivizuar protokollet përkatëse, lidhur me koronavirusin, megjithatë për Shqipërinë, rreziku është i ulët.
Aeroportet e qyteteve europiane, të cilat kanë linja direkte fluturimi më Kinën dhe provincën Wuhan, po ushtrojnë monitorime të shumta ta pasagjerëve, e madje duke krijuar edhe dhoma specifike për kontrollin e tyre.