Trump: Shqiptarët, të fortë dhe agresivë, mund të “ndezin” Luftën e Tretë Botërore (VIDEO)

Shqiptarët janë njerëz shumë të fortë dhe shumë agresivë. Ata mund të nevrikosen dhe Urime! Jemi në Luftën e Tretë Botërore.

Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump, në një emision të dhënë për gazetarin Tucker Carlson, në Fox News, një ditë më parë.

Këto deklarata Trump i bëri në përgjigje të pyetjes së gazetarit se pse amerikanët duhet të luftojnë për të mbrojtur Shqipërinë, apo Malin e Zi.

Intervista e Trump për Fox News erdhi pak ditë pas Samitit të NATO-s dhe takimit me presidentin rus Vladimir Putin, në Helsinki.

Trump i komentoi si mjaft të suksesshme këto dy takime, duke theksuar se vetëm falë këmbënguljes së tij, tashmë të gjithë vendett anëtare po kontribuojnë më shumë për NATO-n dhe se organizata tashmë ka rreth 44 miliardë dollarë më shumë në buxhet./ZgjohuShqiptar.infoPjesë nga intervista:Gazetari Tucker Carlson: Të qenit pjesë e NATO-s detyron të gjithë anëtarët të mbrojnë çdo pjesëtar tjetër nga sulmet. Për shembull, nëse sulmohet Mali i Zi që u anëtarësua vitin e kaluar, pse im bir duhet të shkojë në mbrojtje të këtij vendi?Presidenti i SHBA, Donald Trump: Po thoni atë që thashë unë, Mali i Zi është një vend i vogël me njerëz shumë të fortë.Gazetari Tucker Carlson: Jo vetëm Mali i Zi, ndoshta Shqipëria.Presidenti i SHBA, Donald Trump: Meqë ra fjala… edhe ata janë shumë të fortë, agresivë. Mund të nxehen dhe urime, jemi në Luftën e Tretë Botërore.Intervista e Donald Trump (anglisht)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT