Çfarë po ndodh në Vlorë? Policia kontroll makinave që hyjnë dhe dalin nga qyteti

Policia e Vlorës po ushtron kontrolle mbrëmjen e sotme në hyrje dhe dalje të qytetit bregdetar.
Mësohet se në këtë aksion janë angazhuar efektivë të Policisë së Vlorës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia Rrugore, të cilët po zhvillojnë kontrolle të befasishme në automjete.
Objektivi i policisë, duket se janë automjetet me xhama të zinj, automjetet e reja si dhe persona të dyshimtë.
Po ashtu bëhet me dije se po ushtrohen kontrolle të imtësishme si në automjete ashtu edhe ndaj drejtuesve dhe pasagjerëve.
Ndërsa qëllimi i këtij operacioni është parandalimi i veprimtarive të paligjshme dhe rritja e sigurisë në qytet.