Manastiri i Shën Mërisë në Zvërnec… një mrekulli e vogël

Manastiri dhe kisha e Shën Mërisë Hyjlindëse është ndërtuar në një truall piktoresk në ishullin e Zvërnecit, buzë lagunës së Nartës. Kisha rrethohet nga mjediset e manastirit, ndërtesa me arkitekturë tradicionale, me çardak në katin e dytë që hapet ndaj kishës. Ajo është e tipit kryq i lirë me kupolë me narteks, si dhe ekzonarteks e një hajat të hapur në anën veriore, të cilët janë shtuar më vonë.

Naosi ka në planimetri formën e kryqit, me krahun lindor dhe atë perëndimor më të gjatë se dy krahët e tjerë, verior dhe jugor. Në fund të krahur lindor ndodhet absida.Mjedisi i altarit ndahet nga naosi nga një ikonostas prej druri, i gdhendur me figura floreale e zoomorfe. Qemerët cilindrik mbajnë peshën e kupolës mbi tambur, që ngrihet mbi trekëndësha sferik. Kisha e Zvërnecit është një ndërtim me vlera arkitektonike. Ndërtuesit e kanë arritur këtë nëpërmjet përpjestimeve dhe trajtimit të fasadave me harkada, copëzimeve të mureve nëpërmjet krahëve të kryqit dhe kupolës mbi tambur që nënvizojnë vertikalitetin, i cili ekuilibron deri në një farë mase zgjatjen e narteksit.Funksioni: Objekt kulti, i ritit ortodoks. Ka shërbyer si manastir dhe vazhdon ta ruaj këtë funksion.Hyrja: Monumenti është i vizitueshëm pa biletë.Itinerari: Udhëtimi drejt monumentit mund të bëhet me automjet, por edhe në këmbë. Ai është 12 km larg ose 23 min me automjet nga qyteti i Vlorës. Për kalimin në ishull është ndërtuar një urë druri./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT