Shqiptarët më së shumti nuk i njohin të drejtat e tyre
Rivalitet në vend të kooperimit – shkruan Elena Panagiotidis në artikullin “Aktivistët e shoqërisë civile luftojnë kundër apatisë së përhapur në popullsi dhe korrupsionit në politikë”, botuar në gazetën gjermane Neue Züricher Zeitung:
“Me 1600 organizata jofitimprurëse shoqëria civile në Shqipëri është në numër mjaft e zhvilluar. Por nuk ka rrugë institucionale, që këto organizata të ndikojnë në politikë. Këtë e konstaton një shkresë e Europian Policy center në Bruksel në muajin mars.
Shumë qytetarë nuk dinë gati asgjë për të drejtat e tyre. Shumica e instituteve, janë përveç kësaj, të varura nga donatorët e huaj, pjesën më të madhe e financon BE me 4,5 milionë euro në periudhën 2010/2011.
Por sipas raportit për shkak të procedurës së burokratizuar shumë pak organizata janë në gjendje, që të aplikojnë për subvencionim nga BE-ja.
Kështu ndikimi i aktorëve jo shtetërorë në procesin politik në Shqipëri mbetet i dobët. Autorët i këshillojnë politikanët që të krijojnë një mjedis (ligjor dhe financiar), në të cilin të mund të veprojë shoqëria civile.
“Vetëm kështu mund të krijohet një demokraci e vërtetë dhe e efektshme. Përveç kësaj grupet e OJQ-ve rivalizojnë për para për projekte afatshkurtra, në vend që t’i kushtojnë vëmendje kooperimit dhe të ngrenë një ekspertizë të qëndrueshme”, përfundon shkrimi botuar në gazetën gjermane Neue Züricher Zeitung.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”