Rama tregon si do të funksionojë ministrja virtuale: “Diella” do të “lindë” në maternitet bashkëpunëtorë të tjera

Kryeministri Edi Rama shpjegoi si do përzgjidhen tenderat tani që në krye është një ministër virtuale si “Diella”.
Teksa prezantoi ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallarin, kreu i qeverisë paralajmëroi se inteligjenca artificiale do të zhvillohet edhe më tej ku në mënyrë figurative Rama tha se “Diella” do të lindë në martenitet bashkëpunëtorë të tjerë të Inteligjencës Artificiale.
“Në dy faza ka dobësi, e para janë termat e referencës që mund të bëhen të orientuar siç ishte një tender epik para se të merrnim detyrën, ku për të bërë tunel ishte vënë kriter të ketë eksperiencë edhe në sisteme muzikore, dhe natyrisht i shkon dikujt që ka instaluar foninë në ndonjë miting dhe e dyta tek gjykimi mbi dokumentet, jo s’ma ke sjellë letrën në kohë, jo sa punonjës ke.
Atëherë tek termat e referencës, Diella e bën të pamundur trajtimin prefrencial të dikujt dhe ata që merren me këtë po punojnë. Të gjithë dokumentat që bëjnë kompanitë dhe i mbledhin, janë fakte publike në Republikën e Shqipërisë, sa punonjës kanë, sigurimet, sa xhiro ke, sa makineri ke. Diella do i mbledhë vetë në mënyrë uniforme, s’ka nevojë të shkojnë njerëzit lart e poshtë. Dhe në fund është oferta. Oferta flet vetë, ashtu sikundër të gjitha kriterët e cilësisë, askush se gjykon dot më objektivisht se AI. Do duhen dhe disa bashkëpunëtorë të Diellës jo njerëz, që jemi shumë besimplote, Diella do ti lindë në maternitetin e AI”, përfundoi Rama.
Kreu i qeverisë tha se teknologjia digjitale dhe IA janë bekim për vendet në zhvillim, ndërsa premtoi se në të ardhmen do të ketë shumë si “Diella”.
“Sot bëhet diskutimi se si ka mundësi, ca është ky provokim, mëkat, ca është kjo çmenduri. Ministër shteti jo njeri. Unë mendoj që në një kohë me të shkurtër, Ministri jo njeri nëpër qeveri do jetë një normalitet. Do vijë shumë shpejt. Ne mund ta bëjmë dhe mund të jemi të shpejtë në procese që lidhen me AI, për të arritur ti shërbejmë shumë më mirë publikut. Diskutohet sot si do vjedhë Diella. Kur je hajdut aty të rri mendja si do vjedhë ai tjetri atë gjën qe ti do ta vjedhësh për vete por s’të bie rruga andej. Si shkon mendja një njeriu normal, por vetëm atyre që kanë vjedhur, ose do vidhnin nëse do i caktonte njeri në vend ta Diellës”, tha Rama.