Ndërprerja e Vettingut, ja si votoi Kolegji. Çudia: Ina Rama pro Llallës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli sot vendimin për ankesën e Komisionerit Publik mbi ndërprerjen e procesit të vettingut për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla – pas dhënies së dorëheqjes nga sistemi i drejtësisë dhe dorëzimi i statusit të magjistratit.

“Vullneti për t’u dorëhequr është i qartë,” tha Kolegji në vendimin e marrë 3 me 2 duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e procesit të vettingut ndaj ish-kryeprokurorit.

Kolegji shtoi gjithashtu në dispozitiv të vendimin ndalimin e subjekit për t’u rikthyer për 15 vjet në sistemin e drejtësisë, në mënyrë që të sheshohej çdo ‘keqkuptim’.

Me këtë vendim ndaj Adriatik Llallës nuk do ketë Vetting, por gjithashtu një vendim ky që do të merret si shembull për çdo person të dorëhequr nga drejtësia.

Por si votuan anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të cilët ishin Ina Rama, Sokol Çomo, Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Luan Daci.

Burime për DITA bëjnë me dije se vendimi ka qenë me shumicë të thjeshtë.

Tre anëtarë kanë votuar pro ndërprerjes dhe dy kundër.

Kështu, Ina Rama, Ardian Hajdari dhe Luan Daci kanë qenë për ndërprerjen e vetingut.

Bën përshtypje që Ina Rama është mes atyre që shpëtuan Llallën.

Albana Shtylla dhe Sokol Çomo kanë qenë pakicë për të vijuar me procedurat e vettingut për Llallën./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT