“Mos kini frikë nga shqiponja!” Rama “hyn në fushë” për Xhakën e Shaqirin
Paralelisht me nismën e një dite më parë në internet, ku për të mbledhur paratë e gjobës së FIFA-s për Xhakën e Shaqirin, tashmë edhe kryeministri Edi Rama ka “hyrë në fushën e lojës” duke ndërmarrë një nismë të ngjashme.
Në rrjetin social “Facebook”, Rama publikoi nismën “Mos kini frikë nga shqiponja!”
Ky është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës ( 10.000 dollarë) dhe Xherdan Shaqirit (10.000 dollarë).
Kryeministri shkruan se “shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe se ndjen keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv.”
Ai vijon të thotë se kjo llogari u hap si një shenjë falenderimi e mirënjohjeje ndaj dy sportistëve që bënë krenarë e lumturuan miliona shqiptarë në ndeshjen Zvicër-Serbi./ZgjohuShqiptar.info
Postimi i Ramës