Mbyllen kufijtë me Greqinë, Rama jep lajmin e fundit: Ja kur hyn në fuqi vendimi

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një statusi në Facebook, se duke nisur nga nesër në orë 10:00 do të mbyllen hyrje-daljet me Greqinë.
Rama shkruan se do të mbyllen linjat përmes transportit ajror dhe tokësor me autobus.
“DUKE NISUR NGA DITA E NESËRME NË ORËN 10.00 MBYLLEN HYRJE – DALJET ME GREQINË PËRMES LINJAVE TË TRANSPORTIT AJROR DHE TOKËSOR ME AUTOBUS!”, shkruan kryeministri Edi Rama.