The Guardian publikon raportin special për Skëndërbeun: Trukime ndeshjesh si askush më parë
Gazeta e njohur britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull të gjatë çështjes së Skënderbeut dhe dënimit 10-vjeçar që kërkohet nga UEFA për skuadrën shqiptare.Artikulli në fjalë përshkruan gjithë raportin që u bë publik në Shqipëri gjatë muajit të kaluar si dhe kërkesën e inspektorëve të UEFA-s për të ndëshkuar korçarët.PJESË NGA ARTIKULLI“Në Korçë e duan skuadrën e tyre të futbollit dhe kjo është arsyeja pse, më 21 shkurt, mijëra nga banorët e qytetit shqiptar u mblodhën duke kënduar për Skënderbeun.Tubimi zgjatej në të gjithë shëtitoren qëndrore, me një letër që binte në sy e hapur mbi shallet dhe parullat e tjera. Mesazhi i saj ishte i qartë: “Mos na e vrisni ëndrrën tonë”.Çdo gjë që Skënderbeu ka arritur është në prag të diskreditimit nga hetimi më i jashtëzakonshëm i të gjitha kohëve mbi manipulimin e ndeshjeve.
Një raport i UEFA-s i bërë publik rekomandon që 6-herë kampionët e Shqipërisë, të cilët konkurruan në fazën në grupe të Ligës së Europës në këtë sezon, të përjashtohen nga aktivitetet e saj për një masë të paprecedent prej 10 vitesh.Nëse Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në organizatën që qeveris futbollin e pranon, thuajse një dekade progres do t’i vijë fundi.UEFA nuk e ka bërë publik raportin, të shkruar nga dy nga inspektorët e saj të etikës dhe dispiplinës, por ai ka qarkulluar lirshmërisht në Shqipëri dhe është lexuar nga “The Guardian”.Ai nxori popullatën e Korçës në rrugë dhe përmbajtjet e tij janë shumë ndëshkuese.Ai arrin në përfundimin se Skënderbeu “ka manipuluar ndeshje futbolli si askush më parë në historinë e këtij sporti”, duke aluduar se klubi ka punuar praktikisht si një mjet për krimin e organizuar dhe hedh dritë mbi detajet që përfshijnë hetimet për trukime të UEFA-s. UEFA as nuk e konfirmoi dhe as nuk e refuzoi vërtetësinë e dokumentit”, – shkruhet në artikullin në fjalë.
