Ushtria shqiptare merr në ‘dorë’ sigurinë e aeroportit “Nënë Tereza”

Pas grabitjeve në pistën e Aeroportit Nënë Tereza, ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes.
Olta Xhaçka tha sot se perimetri i sigurisë do të ruhet nga Forcat e Armatosura.
“Ngjarja që ndodhi dje në Rinas është e rëndë. Në perimetrin e aeroportit do të vendosen ushtarakë” – tha ministrja ndër të tjera.
Xhaçka shtoi se mekanizmat e sigurisë së koncesionarit kanë dështuar.
“Kjo situatë kërkon një ndërhyrje urgjente” – tha ministrja e Mbrojtjes ndër të tjera.
/javanews/a.rada