Shpërthejnë grekët: “Gazetarja shqiptare të shpallet ‘non grata’ (VIDEO)

Disa media në Greqi kanë kërkua që Ilnisa Agolli, gazetarja e emisionit “Fshatrat e Shqipërisë” në TCH të shpallet “non gata”.

Ky reagim vjen pas emisionit të trasmetuar në 11 janar, me titull “Derviçani, fshati që refuzon shqipen”. Derviçani ndodhet në zonën e Dropullit, në Gjirokastër.

Në kronikën e dhënë, u kuptua që, edhe pse je në tokë shqiptare dhe banorët i njohin të dyja gjuhët, ajo greke flitej më shumë.

Pikërisht kjo ka ngjallur debate në Greqi. Televizioni “Star News” ka bërë një kronikë kundër gazetares, ndërsa media të tjera kanë kërkuar t’i refuzohet hyrja në vend.

Ilnisa ka reaguar në Instagramin e saj ku ka postuar kronikën e medias greke dhe shkruan: “Zhurmë e madhe sot në mediat greke”.

Kohë më parë Greqia ka shpallur gazetarin Marin Mema person të padëshiruar (non grata) me arsyen ‘rrezik kombëtar’. / Pamfleti

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Artist/Author (@ilnisa.agolli) on

Back to top button
LAJMET E FUNDIT